Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është zotuar se do t’i ofroj të drejtën e jetesës dhe punës për qytetarët e Hong Kong në Britani pasi e akuzoi sot Kinën në parlamentin britanik për shkeljen serioze të traktatit me Britaninë, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri britanik Johnson konfirmoi se Britania do të hapë rrugën drejt shtetësisë për qytetarët e Hong Kong që do të mund të ndikonte rreth 3 milionë prej tyre.
Pas fillimit të zbatimit të egër të ligjit të ashtuquajtur të sigurisë kombëtare për Hong Kong nga Kina komuniste me arrestimet e para të kryera në qytetin. Njëri prej tyre është arrestuar raportuar se kishte mbajtur flamurin britanik ‘Union Jack’ dhe kishte bërë thirrje për pavarësinë e Hong Kong.
Derisa po fliste në parlamentin britanik sot Johnson tha se ligji “përbën një shkelje të qartë dhe serioze të deklaratës së përbashkët kineze-britanike”.
Të njëjtin mëndim e qëndrim për gjendjen e kishin edhe opozita britanike laburiste që po ashtu e konsiderojnë se kina ka shkelur traktatin dhe kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të bëjë hapa konkret të përmbushjes së obligimeve ndaj njerëzve në Hong Kong.
Deputetja e parlamentit britanik nga radhët e laburistëve, Lisa Nandy tha se “ky nuk është momenti që të tërhiqemi” tha ajo./gazetametro.net