Loading…

Britania përgatitet të heq pajisjet e Huawei nga rrjeti 5G

  • 11/07/2020 | 15:22

Britania përgatitet të heq pajisjet e Huawei nga rrjeti 5G

Pritet që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2025 të largoj pajisjet e kompanisë kineze Huawei nga rrjeti i tyre 5G, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta britanike The Telegraph ka njoftuar se Sekretari për kulturë, media dhe sport, Oliver Dowden, se të martën e ardhshme do të dalë me deklaratë për Huawei para parlamentit britanik, si dhe që ministrat në kabinetin e kryeministrit Johnson po kërkojnë që pajisjet e gjigantit kinez Huawei të hiqen nga rrjeti britanik i telekomunikimit.

Ambasadori i Kinës në Londër, Liu Xiaoming kishte paralajmëruar javën e kaluar se heqja e pajisjeve të Huawei do të dërgoj “porosi të keqe ndërmarrësve kinezë”.

Këtë javë po ashtu ishte raportuar se qeveria italiane kishte diskutuar rreth përjashtimit të kompanisë kineze Huawei nga rrjeti italian 5G./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë