Loading…

Britania reagon për zhvillimet e fundit në veri, dënon ashpër sulmet e huliganëve serbë ndaj policëve

  • 14/10/2021 | 14:18

Britania reagon për zhvillimet  e fundit në veri, dënon ashpër sulmet e huliganëve serbë ndaj policëve

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për aksionin e djeshëm në veri, shkruan Gazeta Metro.

Ambasada në një reagim për media ka thënë se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve dhe se mbështet qeverinë në respektimin e sundimit të ligjit.

“Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”, ka thënë ambasada.

Më poshtë reagimi i plotë i Ambasadës:

Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë