Loading…

Britania vazhdon të jetë partner i Kosovës

  • 14/02/2017 | 14:36

Britania vazhdon të jetë partner i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të Parlamentit Britanik të kryesuar nga deputeti Martin Vickers, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, sidomos në atë të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.


“Britania e Madhe është një partner strategjik i Kosovës. Roli juaj në çlirimin dhe pavarësinë Kosovës ka qenë jetik dhe përcaktues. Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj si deputetë, si qeveri dhe si popull”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim, kulturë dhe sport.

“Jemi të interesuar të kemi më shumë investime britanike në Kosovë. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, presim dinamikë të re në investimet britanike në Kosovë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Deputetët britanikë përgëzuan presidentin Thaçi për iniciativën që ka ndërmarrë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, duke ofruar mbështetjen dhe ndihmën e tyre për këtë komision.

Udhëheqësi i delegacionit britanik, Martin Vickers, theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë