Britanikët ankohen se po djersiten shumë gjatë seksit në mes të një vale të nxehti që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë edhe momentin më intim të ditës të ndihet më shumë si një stërvitje sesa si relaksim, transmeton Gazeta Metro.
Temperaturat e larta kanë kthyer edhe përditshmërinë më të thjeshtë në një sfidë, nga udhëtimi me autobus deri te puna nga shtëpia, ndërsa shumë qytetarë thonë se nxehtësia e vazhdueshme po ua humb edhe energjinë për gjërat më intime, shkruan Daily Mail.
Për disa, përpjekjet për të ruajtur “romancën verore” përfundojnë në ankesa për djersë, ventilatorë të zhurmshëm dhe situata të sikletshme që e prishin krejt atmosferën që supozohet të jetë e relaksuar dhe pasionante.
Megjithatë, ekspertët e stilit të jetesës sugjerojnë se, pavarësisht vapës së padurueshme, verës nuk i mungon aspak mundësia për intimitet thjesht kërkon pak më shumë kreativitet dhe durim për t’u përballur me temperaturat./gazetametro.net