Ish ministri i Jashtëm britanik, Denis MacShane, ngrit alarmin se Trump dhe Putin mund të ndezin konfliktin në Ballkan, përmes Kosovës.
Kosova është e sigurt ngase ka mbështetjen e madhe të Amerikës. Mëgjithatë, me presidentin e ri Donald Trump, sipas MacShane, tani specialist për Ballkanin, situata mund të ndryshojë dhe dhe Kosova mund të bëhet një vatër nga ku do të fillojë një konflikt i ri në Ballkan, transmeton gazetametro.net.
MacShane, në një analizë për The Independent, situatës politike në rajon dhe marrëdhënieve në mes të Trump’it, Putin’it dhe Beogradit, ka thënë se situata mund të vijë në një pikë të paparashikueshme.
Ai ka vënë në duke se shumë republikanë që tani do të punojnë me Trump, si senatori John McCain dhe Bob Dole, janë mbështetës të Kosovës.
Të dy u takuan edhe me Hashim Thaçin të ditë më parë në Washington, vetëm disa orë para inaugurimit të Trump, ku folën për mbështetjën dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të SHBA’ve dhe Republikës së Kosovës.
Por, Donald Trump është i vendosur të përmirësojë marrëdhëniet në mënyrë drastike më Vladimir Putin dhe Rusinë.
MacShane tha se mund të jenë dy skenarë në lidhje me marrëdhëniet e Trump dhe Putin:
Vladimir Putin, i cili është një aleat i madh i Serbisë, mund t’i kërkojë Trump’it të aprovojë një fushatë mosmarrëveshjeje të Beogradit zyrtar me Prishtinën. Një epilog i tillë, MacShane beson se mund të fus rajonin në një konflikt të ri të hapur së shpejti.
“Serbët janë në marrëdhënie të mira me aleatët e tyre ortodoksë rus dhe disa atje janë duke shpresuar se Trump do të mbështesë Serbinë”. /gazetametro.net