Loading…

Britaniku rekomandon Shqipëri, Kroaci dhe Serbi të Madhe

  • 21/12/2016 | 18:21

Britaniku rekomandon Shqipëri, Kroaci dhe Serbi të Madhe

Në perëndim ekzistojnë individë, të cilët janë për ridefinimin e kufijëve në Ballkan. Kombet e bashkuara këtë nuk e lejojnë, por Timothy Less, ish shefi i zyres së ambasadës britanike në Banjallukë, parasheh që në Ballkan mund të vijë deri të ndryshime të reja të territoreve.


Britaniku në magazinën “Foreign Affairs” përshkruan se si e sheh zgjidhjen e krizës ballkanike, e cila përkohësisht, është “shtyrë nën tepih”, derisa Perëndimi ka ndikim të fortë në këtë, transmeton gazetametro.net.

Bosnja është hallka më e dobët në regjion. Edhe serbët dhe kroatët dëshirojnë ndryshime në marrëveshjen e Dejtonit, e cila e vetmja e mbanë shtetin të bashkuar. Në Maqedoni, shqipëtarët kërkojnë federalizim. Në Kosovë, serbët, të cilët janë në pakicë, insistojnë në enklava me të cilat kishin drejtuar të pavarur nga Prishtina. Në Serbi, në Luginën e Preshevës, shqipëtarët kërkojnë autonomi. Në Mal të Zi, shqipëtarët kërkojnë më shumë të drejta. Në fund, Në Shqipëri dhe Kosovë, kërkohet krijimi i Shqipërisë së Madhe.

a

Është lehtë që në zemërim, të gjitha të hudhësh poshtë, ate që janë duke bërë politikanët të cilët dëshirojnë të bëhen të popullarizuar në popull. Por, do të ishte gabim të injorohen dëshirat e këtyre popujve, të cilët treguan pakënaqësi me status quo’në multietnik dhe kërkojnë ndryshime. Perëndimorët duhet të njohin këto kërkesa dhe të bëjnë kthesë radikale në qasje, apo të rrezikojnë që përsëri të ndezen konfliktet.

Kur u shpërbë Jugosllavia, askush nuk e ka ditur me siguri sa çka do të ndodhë. Opcioni i parë ishte – çdo popull të ketë shtetin e vet, i dyti ishte të krijohen do konfederata, të bazuara në kufijë administrativë. Në fund, Perëndimi vendosi që çdo republikë e ish Jugosllavisë të ketë shtetin e vet. Duke bërë këtë, menduan se janë duke bërë gjënë më të sigurt, e cila nuk do të sjellë më konflikte. Multietniciteti në atë kohë ishte i realizueshëm. Për fat të keq, kjo i ka shtyrë pakicat që të ndihen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e huaj. Kjo ishte vetëm një ide e bukur, por jo e realizueshme.

Europa provoi që vendet ballkanike të motivojë me anëtarësim në BE, por idea ishte e paqëndrueshme. Ky është gabimi i Europës, që pakicat do të flijojnë luftën për të drejtat e veta dhe sigurinë për përmirsim ekonomik.

Së pari Washington’i duhet të kënaqë dëshirën e shqiptarëve me federalizimin e Maqedonisë, dhe të kroatëve që t’i bëjë etnitet të tretë në Bosnje dhe Hercegovinë. Pastaj, në pjesën e dytë, SHBA’të duhet të mundësojnë që ato territore të kenë lidhje më të afërta me shtetet amë, por edhe të krijojnë institucionet të përbashkta. Me këtë, do të mbeteshin formalisht në shtete në të cilat janë tani.

Në fazën e tretë, të fundit, etniteti kroat në Bosnje dhe Hercegovinë do të ishte bashkuar me Kroacinë, Serbia do ta fitonte Republikën serbe dhe veriun e Kosovës, shqiptarët do të fitonin Luginën e Preshevës, Maqedoninë perëndimore dhe pjesën më të madhe të Kosovës. Mali i Zi do të kishte mbetur pa enklavën shqiptare, e pavarur ose do të ishte bashkuar me Serbinë e madhe.

Kështu sigurisht do të ishin zgjidhur konfliktet potenciale dhe ishin zvogëluar rreziqet”, përfundon Timothy Less. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë