Loading…

Britney reagon më keq se kurrë pas intervistës së motrës: Familja më shkatërroi ëndrrat

  • 14/01/2022 | 12:14

Britney reagon më keq se kurrë pas intervistës së motrës: Familja më shkatërroi ëndrrat

Motra e Britney Spears, Jamie, ka folur gjerë e gjatë së fundmi në një intervistë për “Good Morning America”, për gjithçka ka ndodhur me këngëtaren dhe marrëdhënien e tyre tashmë që kujdestaria mori fund.


Për 13 vite, Britney ishte në kontrollin e plotë të babait të saj dhe gjatë intervistës, Jamie është shprehur se Britney nuk ishte në gjendje të mbante në kontroll veten e saj.

Jamie është shprehur se e donte shumë motrën e saj, e kishte ndihmuar dhe kishte bërë ç’është e drejtë për të.

Në një status të gjatë në Twitter, Britney ka reaguar pas kësaj interviste duke akuzuar Jamie-n se ka gënjyer në vitin 2008 për gjendjen mendore të Britney-t, vetëm për të shitur shkrimet e saj “Things I should have said”.

Këngëtarja ka treguar se e ka parë intervistën e të motrës teksa ishte e sëmurë dhe me temperaturë, ndaj kjo ishte diçka e mirë për të mos i kushtuar rëndësinë maksimale fjalëve të Jamie-t, pasi po shqetësohej më shumë për shëndetin e saj.

Në deklaratën e saj, Britney shkroi se motrës së saj të vogël nuk i ishte dashur asnjëherë të punonte dhe gjithçka i kishte ardhur gati në jetë.

“Familja ime më shkatërroi ëndrrat 100 miliardë % dhe më bëri mua të dukem si e çmendura”.- shkroi Britney ndër të tjera.
Pas këtij reagimi, Jamie sërish pretendon se fjalët e këngëtares s’janë të vërteta dhe është shprehur se bisedat e tyre private s’janë në të njëjtën linjë me deklaratat e fundit të Britney-t.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë