Loading…
Britney Spears e sëmurë, mund të mos performojë më kurrë
  • 15/05/2019 | 20:26

Britney Spears e sëmurë, mund të mos performojë më kurrë

Menaxheri i këngëtares Britney Spears, Larry Rudolph, cili ka punuar me artisten për më shumë se dy dekada, ka thënë në një intervistë për “TMZ” se këngëtarja nuk do të mund të performojë përsëri për shkak të shëndetit të saj mendor, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka theksuar se bazuar në informacionin që ai dhe gjithë profesionistët që punojnë me të kanë, Britney nuk do mund të kthehet në muzikë, jo vetëm së afërmi por ndoshta kurrë më,shkruan opinion.

“Si personi që drejton karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë kam dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të, nga ajo që kam mbledhur është e qartë për mua se ajo nuk duhet të kthehet, jo vetëm në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më. Unë kam qenë pranë saj për pjesën më të madhe të jetës dhe e shoh si vajzën time. Është shumë prekëse për mua, dhe shumë e rëndë. Personalisht, unë dua që ajo të gjejë një vend të qetë dhe të lumtur. Nuk bëhet më fjalë për karrierën, por për jetën e saj”, tha ai për mediat e huaja.

37-vjeçarja kishte planifikuar të rifillonte koncertet më 13 Shkurt me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 Gusht të cilat u shtynë për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor. Britney Spears u shtrua në psikiatri pak javë më parë, pasi nuk i përballoi problemet me shëndetin të të atit të saj./gazetametri.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë