Loading…

Britney Spears s’do ta ftojë familjen e saj në dasmë

  • 09/12/2021 | 09:43

Britney Spears s’do ta ftojë familjen e saj në dasmë

Britney Spears dëshiron që dasma e saj të jetë perfekte, dhe kjo do të thotë se anëtarët e familjes së saj nuk do të jenë të pranishëm.


40 vjeçarja nuk e ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie dhe nënën Lynne, tha një burim për Us Weekly.

Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtet jetën e saj”, ka thënë burimi. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime”.

Nuk dihet nëse ajo do të organizojë dasmë të madhe apo një ceremonie modeste, por për momentin do të jetë pa familje.

“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë