Nëse nuk filloni konsultimet apo nuk e zgjidhni problemin në 90 ditët e ardhshme, Serbia do të fillojë procedurën para Gjykatës së abritrazhit, ka këerkuar ministrja serbe nga sekretariati i këtij institucioni, ja thënë kryeministrja serbe
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka njoftuar qytetarët e Serbisë se në emër të Qeverisë së Serbisë e, sipas saj, në harmoni me marrëveshjen e CEFTA-s, i ka dërguar Sekretariatit të këtij institucioni një kërkesë formale për konsultime të drejtpërdrejta në kuadër të komitetit të përbashkët, transmeton gazetametro.net.
“Ata nga nesër, nga marrja e kërkesës, kanë afat 90 ditë kalendarike që të zgjidhin problemin të cilin Prishtina e ka bërë me shkeljen e drejtpërdrejtë të marrëveshjes në konsultime të drejtpërdrejta”, u ka shpjeguar Brnabic gazetarëve sipas medieve serbe.
Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk fillojnë konsultimet e përbashkëta apo nuk zgjidhet problemi brenda 90 ditës, Serbia në harmoni me marrëveshjen e CEFTA-s do të fillojë procedurën para Gjykatës së arbitrazhit.
Kërkesa, pos Sekretariatit të CEFTA-s, sipas saj, i është dërguar edhe UNMIK-ut, si nënshkrues për territorin e Kosovës, si edhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Brnabic edhe këtë herë ka përsëritur se Serbia nuk do të vërë kundërmasa ndaj vendimit të Kosovës për takasat në malltrat serbe./gazetametro.net