Loading…

Brnabic priti Escobar: Emisari Amerikan theksoi se pret vazhdim të Dialogut dhe hapa të mëtutjeshëm në normalizim mes Kosovës e Serbisë

  • 20/10/2022 | 18:55

Brnabic priti Escobar: Emisari Amerikan theksoi se pret vazhdim të Dialogut dhe hapa të mëtutjeshëm në normalizim mes Kosovës e Serbisë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiic ka pritur në takim ndihmës asistentin e sekretarit të shtetit amerikan, Gabriel Escobar, të enjten ku i është ankuar për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga pala kosovare në dialog, posaçërisht për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, transmeton Gazeta Metro.


Emisari Amerikan Escobar që ka qëndruar në Prishtinë të mërkurën vazhdoi tutje në Beograd në takime me zyrtarë të lartë serb. Së pari takoi presidentin serb Aleksandar Vucic e më pastaj edhe shefin e ekipit negociator serb Petar Petkovic.

Në takim me kryeministren serb Brnabic, diplomati amerikan i ngarkuar me Ballkanin Perëndimor në departamentin e shtetit amerikan ka theksuar se pret që të vazhdohet me dialogun mes Prishtinës e Beogradit, dhe hapa të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka nënvizuar tutje s dialogu është e vetmja mënyrë e arritjes së një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do të siguronte përparimin në gjithë rajonin. Ai ka shtuar se SHBA do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të fuqishme të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në takim me presidentin Vucic, diplomati amerikan Escobar, kishte theksuar po këtë dinamikë të përshpejtuar të bisedimeve me fokus në rezultate.

Kryeministrja serbe Brnabic në takim me Escobar ishte përqendruar tek mos formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pas gati 10 vite të nënshkrimit të marrëveshjes. Ajo ka thënë poashtu se zhvillimi i marrëdhënieve me SHBA’në në të gjitha fushat mbetet prioritet në politikën e jashtme të Serbisë.

SHBA ka bërë presion së bashku me Bashkimin Europian pikërisht për qëndrimet e Serbisë në politikën e jashtme, posaçërisht ndaj Rusisë. Duke i kërkuar që të bashkërendoj politikat e saj me partnerin kryesor të shtetit serb, duke i vendosur sanksione Rusisë. Kjo është refuzuar publikisht nga pushteti serb./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë