Loading…

Brnabic thumbon Osmanin: Nuk protestoi fort e pranoi të shënohet Kosova me fusnotë

  • 17/06/2021 | 18:21

Brnabic thumbon Osmanin: Nuk protestoi fort e pranoi të shënohet Kosova me fusnotë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ngacmoi ca Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani –Sadriu, pas seancës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që u mbajt në qytetin Antalia të Turqisë. Sipas Brnabic presidentja kosovare e paska provokuar atë dhe kjo e fundit nuk paska reaguar për nder të nikoqirëve, transmeton Gazeta Metro.


Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug që ka intervistuar kryeministren serbe Brnabic ka kritikuar presidenten kosovare Osmani-Sadriu se po përdorë standarde të dyfishta dhe u krenua se u pranua të shënohej fusnota ku theksohej Kosova. Ajo shtoi se Osmani-Sadriu nuk ka votuar kundër dokumenteve të dala nga ky proces sot, deklarata e përbashkët dhe raporti vjetor, si dhe dokumenti strategjik për Europën juglindore 2030.

“Ajo shfaqi rezervat e saja por lejoi që dokumentet të miratohen. Në secilin vend ku përmendej Kosova nuk ishte vetëm me yll por edhe me fusnotë” tha Brnabic.

Ajo këtu vazhdoi e thumboi presidenten kosovare pasi sipas saj ishte interesante se Vjosa Osmani – Sadriu u thirr në marrëveshjen e Brukselit kur reagoi se nuk ka nevojë të shënohet fusnota në secilin vend ku përmendet Kosova por vetëm herën e parë.

“Thirren në marrëveshjen e Brukselit kur i konvenon. Kjo politikë asnjëherë nuk ka ndaluar të na befasoj” tha Brnabic.

Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, tha sot përmes një deklarate për media se në këtë samit, i cili sivjet u mbajt për herë të 25’të, presidentja Osmani të fliste lidhur me qëndrimet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë