Loading…

Brnabic ujdinë e targave: Një sukses i madh diplomatik i Serbisë

  • 02/10/2021 | 15:02

Brnabic ujdinë e targave: Një sukses i madh diplomatik i Serbisë

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia kishte arritur “sukses të madh diplomatik” me marrëveshjen për targat me Kosovën në Bruksel.

Ajo ka pohuar se: “Ne fituam gjëra të mira. Aleksandar Vuçiq edhe një herë tregoi qetësi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, komplekse. Ai mori vendime të zgjuara politike, të bazuara jo në emocione, por në arsye. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, tha ajo, raporton Danas.

Ndryshe në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak sot kanë filluar të tërhiqen në mënyrë paralele bllokadat dhe policët e Njësisë Speciale.

Ata kanë kohë të tërhiqen deri në orën 16:00, sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndryshe, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë