Loading…

Brontofobia: Frika nga rrufeja nxit sjellje të çuditshme, por mund të kontrollohet

  • 01/11/2021 | 21:03

Brontofobia: Frika nga rrufeja nxit sjellje të çuditshme, por mund të kontrollohet

Brontofobia është një frikë irracionale nga rrufeja që shkakton një sërë ndryshimesh trupore që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës.


Personat që e kanë këtë fobi mund të fshihen nën tavolinë gjatë bubullimave, ndërsa kur gjenden në natyrë mund të kenë atak paniku. Njerëzit janë të vetëdijshëm në shumicën e rasteve se kjo është frikë irracionale, por ata nuk mund ta ndihmojnë veten.

Frika nga rrufeja mund të parandalohet, por edhe të trajtohet me terapi ose medikamente.

Si të njohim brontofobinë?

Një person që ka këtë frikë shpesh do të ndjekë parashikimin e motit në detaje dhe ankthi i madh mund të ndodhë para dhe gjatë një stuhie. Ata gjithashtu do të kenë një nevojë të madhe për t’u fshehur nga rreziku dhe për të paralajmëruar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë. Simptomat mund të përkeqësohen nëse personi është vetëm kur fillon bubullima.

Brontofobia mund të përjetohet nga njerëz të të gjitha moshave dhe është e zakonshme te fëmijët. Kafshët, veçanërisht qentë, gjithashtu mund të kenë frikë nga rrufeja.

Kush mund të zhvillojë fobinë nga rrufeja?

Kjo frikë mund të zhvillohet nga njerëz me përvoja negative me bubullima ose ndonjë fatkeqësi tjetër të motit në të kaluarën. Për shembull, një person që ka parë një rrufe të godiste pemët. Gjithashtu, fëmijët që nga natyra kanë frikë nga e panjohura, shpesh kanë frikë nga rrufeja. Megjithatë, ndërsa rriten, frika e tyre kryesisht ulet.

Cilat janë simptomat e brontofobisë?

Një person që ka frikë nga rrufeja do të ndjejë ankth gjatë një stuhie, megjithëse në shumicën e rasteve ai është i vetëdijshëm se rrufeja nuk është aq e rrezikshme. Megjithatë, mund të ndodhin edhe ndryshime fizike.

Kështu, një person me brontofobi do të shfaqë simptomat e mëposhtme:

-dridhje

-djersitje

-ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë trupin

-rrahjet e përshpejtuara të zemrës

-gulçim

-nevoja për t’u fshehur

-e qara te fëmijët

-të përziera

Si trajtohet brontofobia?

Nëse kjo frikë zgjat më shumë se gjashtë muaj dhe ndikon në cilësinë e jetës, duhet kërkuar ndihmë. Frika nga rrufeja mund të reduktohet dhe zgjidhet thjesht duke folur ose duke shkuar te një ekspert. Terapitë si ajo konjitive e sjelljes, e cila e kthen një përvojë negative në një pamje racionale të situatës, gjithashtu mund të ndihmojnë. Në disa raste, qetësuesit do të ndihmojnë në kohën e stuhisë.

Një mënyrë tjetër është terapia e ekspozimit, ku një person ekspozohet ndaj frikës së tij dhe kupton se nuk është një fenomen i rrezikshëm dhe me kalimin e kohës frika zvogëlohet. Mund të ndihmojnë edhe metodat me të cilat një person mund të shpëtojë nga stresi, si meditimi, i cili ka një efekt afatgjatë në eliminimin e frikës dhe panikut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë