Loading…
Brovina: Kokën e jap, PDK nuk e ka ditur për fotografitë
  • 16/05/2019 | 21:39

Brovina: Kokën e jap, PDK nuk e ka ditur për fotografitë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, ka thënë se partia e saj nuk e ka ditur se çfarë do të prezantojë ajo në seancën e sotme, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur për T7, Brovina ka thënë se as partia saj dhe askush tjetër nuk e ka ditur se çka do të prezantojë ajo në Kuvend.

“PDK nuk e ka ditur se çka do të prezantoj. Pasi që të pushojnë mediat do ta kontaktoj prokurorinë e shtetit. Askush nuk e ka ditur se çka do të prezantoj në Kuvend. Për këtë kokën e jap”, ka thënë ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputetja në Kuvend ka bërë publike një fotografi, për të cilën ka thënë se është një vajza nga Vushtrria duke u dhunuar nga kriminelët serbë.

Por, më pas doli se këto fotografi janë edhe në një faqe, që mendohet të jetë pornografike nga Irani. Kjo ka ngjallur reagime të shumëta në publik dhe nga Brovina po kërkohet që të tregojë se ku i mori fotografitë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë