Loading…
‘BRSS më nuk ekziston’: Si u braktis për një çast një qytet i tërë në Kirgistan
  • 03/02/2019 | 23:02

‘BRSS më nuk ekziston’: Si u braktis për një çast një qytet i tërë në Kirgistan

Thellë në malet e Kirgistanit, afër kufirit me kinën, ndodhet Ingliçeku, qyteti i dikurshëm industrial, i cili atëherë ka qenë pjesë e BRSS-së, transmeton Gazeta Metro.

Gati 30 vite pas shpërbërjes së BRSS-së, qyteti ka mbetur në atë vend, por me fabrika të zbrazëta dhe objekte të braktisura të banimit.

Fotografi Tixhs Broekamp ka udhëtuar në këtë qytet dhe ka dokumentuar atë që ka mbetur.

“Kisha psërshtypjen se njerëzit thjesht i kanë lënë të gjitha dhe kanë ikur. Fletorët, lodrat, gazetat, kaskat për minierë, të tëra ishin në vendin e njëjtë. Madje edhe enët e lëna në një kuzhinë, kështu që kushdo mund të vinte e ta përgatiste drekën. Mund t’i paramendoj punëtorët në pauzë, deri sa nuk ka kaluar dikush e ka thënë se BRSS më nuk ekiziston:, ka treguar ai për Lonely Planet.

Ka njerëz të cilët edhe më tej Ingliçegun, si edhe Min-Kushin, dikur prodhuesin më të madh të uraniumit, e quajnë shtëpi të tyren. Rreth 20 familje jetojnë edhe më tej në këto qyteza, thotë fotografi, i mahnitur me mikpritjen e tyre.

“Ajo që është më e bukura është se nuk jam ndjerë si turist, mikpritja e tyre më ka mahnitur, ndërsa sinqeriteti, autenticiteti e miqësia më kanë lanë përshtypjet më të mëdha”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë