Loading…

Brukseli dhe Prishtina kërkuan shtyrje të Marrëveshjes për drejtësinë

  • 09/01/2017 | 15:36

Brukseli dhe Prishtina kërkuan shtyrje të Marrëveshjes për drejtësinë

Marrëveshja për drejtësinë për të cilën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar në vitin 2013, e cila sipas planit fillestar ishte dashur të fillojë me zbatim më 10 janar, shtyhet deri më 17 janar, por nuk është e sigurt se a do të fillojë realizimi dhe kur, shkruajnë mediat serbe.


Shtyerja e zbatimit të marrëveshjes është konfirumar edhe në takimin e sebëve të punësuar në drejtësi në Kosovë me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të drejtësisë, transmeton gazetametro.net.

Edhepse numri i të punësuarëve në drejtësinë e integruar tashmë është dakorduar, problemi është i natyrës teknike për çka Brukseli dhe Prishtina kanë kërkuar aftat shtesë, theksojnë mediat.

Në bazë të marrëveshjes, Gjykata themelore në Mitrovicë do të punojë në dy ndërtesa – në atë ekzistuese në veri dhe në ish ndërtesën e Jugobankës në pjesën jugore të qytetit. Degët e kësaj gjykate do të jenë në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në gjykatë në pjesë veriore të Mitrovicës do të punojnë 12 gjyqtarë serb dhe 9 gjyqtarë shqiptarë, derisa raporti i gjyqtarëve do të jetë 60 ndaj 40 për qind në favor të shqiptarëve.

Përveç kësaj, 11 gjyqtarë serb të kësaj gjykate do të renditen nëpër degë në Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Në krye të Prokurorisë në gjykatën e Mitrovicës do të jetë shqiptar, e në të do të punojnë nëntë prokurorë të nacionalitetit serb. Në krye të Gjykatës së Apelit do je jetë serb, e në të do të jenë të punësuar pesë gjyqtarë serb dhe dy shqiptarë.

Dega e Gjykatës së Apelit në veri do të shqyrtojë ankesat e serbëve nga veriu, dhe nga mjediset tjera serbe në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë