Loading…

Brukseli kërkon t’u jepet fund vonesave për Asociacionin

  • 23/03/2017 | 08:15

Brukseli kërkon t’u jepet fund vonesave për Asociacionin

Brukseli ka kërkuar t’u jepet fund vonesave të mëtejshme sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në takimin e parë të grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim-Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe shërbimit të jashtëm evropian, është kërkuar që Prishtina të fillojë punën në draftimin e statutit të Asociacionit.


Diskutimi është zhvilluar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi prillin e vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian, Komisioni Evropian dhe Kosova janë pajtuar mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura përbrenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Në këtë takim pjesëmarrësit kanë rishikuar progresin e bërë nga Kosova në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, atyre të dala nga i ashtuquajturi dialog teknik, si dhe nga dialogu i nivelit të lartë. Fokus i veçantë i është vënë zbatimit të marrëveshjeve të arritura në gushtin e vitit 2015.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë