Brukseli pret veprime të shpejta nga Prishtina dhe Beogradi përkitazi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Një ditë pas ultimatumit që dha kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, që nëse deri më 15 shkurt nuk ka veprime nga Prishtina, në mënyrë të njëanshme do ta krijojnë Asociacionin, qeveritarë të Kosovës kanë thënë se Serbia nuk mund të imponojë data.
Sipas ministres Edita Tahiri, vetëm kryeministri, presidenti dhe kryetari i Kuvendit janë ata që do të marrin vendimin politik për Asociacionin në kohën e duhur.
Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar marrëveshjen e parë, të ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e arritur në prill të vitit 2013. Gjashtë pikat e para nga 15 sa ka gjithsej marrëveshja, i referohen krijimit të mekanizmit të cilit pala shqiptare i thotë Asociacion kurse ajo serbe Bashkësi (Zajednicë).