Loading…

Brukseli: Të hartohet sa më shpejt statuti i Asociacionit

  • 22/03/2017 | 13:14

Brukseli: Të hartohet sa më shpejt statuti i Asociacionit

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian janë takuar në Bruksel për të diskutuar zhvillimet përgjatë vitit të kaluar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


Diskutimi është zhvilluar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila ka hyrë në fuqi prillin e vitit 2016.

“Në të gjitha fushat, Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian, Komisioni Evropian dhe Kosova janë pajtuar mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura përbrenda dialogut të lehtësuar nga BE”, ka deklaruar delegacioni i BE-së në Kosovë.

Delegacioni ka thënë se pjesëmarrësit kanë rishikuar progresin e bërë nga Kosova në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, atyre të dala nga i ashtuquajturi Dialog Teknik, si dhe nga Dialogu i Nivelit të Lartë. Fokus i veçantë i është vënë zbatimit të marrëveshjeve të arritura në gushtin e vitit 2015.

“Në lidhje me Asociacionin/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, Kosova përsëriti angazhimin e saj për të zbatuar këtë marrëveshje. Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian theksoi rëndësinë që Kosova të fillojë punën për hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë pa vonesa të mëtejshme. Të dyja, Kosova, si dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni theksuan kënaqësinë e tyre me zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin në dhjetor të vitit 2016, e cila lejoi që Kosova të marrë kodin e vet të telefonisë dhe poashtu mundësoi regjistrimin dhe licensimin e një kompanie serbe të telekomunikacionit në Kosovë. Të dyja palët shqyrtuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes mbi urën e Mitrovicës dhe shprehen pritshmëritë e tyre për punimet në urë, zonat e saj fqinje dhe përfundimin sa më shpejtë që është e mundur të rrugës “Mbreti Petar” për të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve”, shkruan në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, raporton Koha.net.

VSHJE dhe KE kanë shfaqur pritjet e tyre për të pasur progres në zbatimin e marrëveshjes për Energjinë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Të dy këto organe kanë theksuar se progresi i Kosovës drejt BE-së është i lidhur ngushtë me progresin e Dialogut.

Ata i kanë bërë thirrje Kosovës që të mbetet konstruktivisht e angazhuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Kosova, me këtë rast, ka ripërsëritur përkushtimin e saj të plotë në procesin e Dialogut dhe në të ardhmen e saj evropiane.

Sipas informatave nga prapaskena e këtij takimi të siguruara nga Delegacioni, Marrëveshja për Stabilizim Asociim është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës që të diskutojë rregullisht çështjet teknike dhe politike në raport me agjendën evropiane. Takimet ofrojnë të dhëna direkte në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Grupi Special për normalizim monitoron përkushtimin e Kosovës në Dialog dhe identifikon mënyrat se si BE-ja mund të ndihmojë më shumë në këtë proces.

Në bazë të MSA-së, ky grup mbulon shtatë fusha përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve, për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë; Inovacionin, Shoqërinë Informatike, Politikën Sociale, Edukimin dhe Kulturën; Tregtinë, Industrinë, Doganën dhe Tatimet; Tregun e brendshëm, Konkurrencën, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit; Agrikulturën, Peshkatarinë, Pylltarinë, Sigurinë e Ushqimit; Transportin, Ambientin, Energjinë, Zhvillimin Rajonal; Çështjet ekonomike dhe financiare, Statistikat.

Dy fusha tjera të mbuluara përmes takimeve të grupeve speciale janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë