Finalja e kampionatit shtetëror Campeonato Mineiro dhuroi dramë deri në sekondën e fundit. Cruzeiro arriti të triumfojë minimalisht 1:0 ndaj rivalit të përbetuar Atlético Mineiro, duke ngritur trofeun pas një përballjeje të fortë dhe plot tension, transmeton Gazeta Metro.
Një gol i vetëm mjaftoi që Cruzeiro të festojë titullin, por festa në fushë nuk zgjati shumë. Në çastet e fundit të ndeshjes nervat shpërthyen dhe fusha u shndërrua në një skenë kaotike.
Lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një përplasje të ashpër, ku nuk munguan shtyrjet, grushtet dhe shqelmat, ndërsa tensioni u përhap në gjithë fushën. Pamjet treguan një moment të rrallë për një finale, ku adrenalina e lojës kaloi kufijtë e sportivitetit, ku krejt kjo ndodhi në minutat shtesë të lojës.
Çuditërisht, gjyqtari vendosi të mos nxjerrë asnjë karton, duke lënë gjithçka për t’u shqyrtuar më vonë nga organet disiplinore.
Tashmë sytë janë drejt Brazilian Football Confederation, e cila pritet të analizojë incidentin dhe të vendosë masa të mundshme ndaj protagonistëve që lanë një hije të keqe mbi finalen./gazetametro.net
pqp pic.twitter.com/Sq0zSwWCUF
— galo em baixa qualidade (@galoshitpost) March 8, 2026