Loading…

Brutaliteti i policisë serbe dhe rezistenca e shqiptarëve të Kosovës më 1989 (Video)

  • 19/08/2017 | 22:45

Brutaliteti i policisë serbe dhe rezistenca e shqiptarëve të Kosovës më 1989 (Video)

Serbia, gjatë kohës sa ka mbajtur Kosovën nën pushtim, ka ushtruar dhunë e represion të jashtëzakonshëm mbi popullatën civile shqiptare.


Regjimi serb, sidomos ndaj personave që dyshoheshin për ‘aktivitete ilegale’ dhe ndaj pjesëmarrësve nëpër demonstrata, përdorte tërë aparatin shtetëror për të shtypur me dhunë çdokë që guxonte të kërkonte të drejtat e tij.

Një ndër etapat më të vështira për shqiptarët e Kosovës ka qenë fundi i viteve të 80-ta, kur minatorët e Trepçës kishin hyrë në grevë urie më 20 shkurt 1989. Kjo kryengritje shpejt mori përkrahje – jo vetëm në pjesët tjera të Kosovës – por edhe në Kroaci e Slloveni.

Siç edhe ishte pritur, Serbia përdori forcat e saj shtetërore për të tentuar ta ndalte edhe këtë demonstratë. Në një video të publikuar nga faqja ‘FM Images’ të vitit 1989, shihen disa policë serbë që rrahin pa mëshirë e me mjete të forta shumë civilë që rezistojnë ndaj regjimit serb. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë