Loading…

Bryan Adams me koncert në  Prishtinë, interpretoi disa nga hitet e tij

  • 28/06/2026 | 10:45

Bryan Adams me koncert në  Prishtinë, interpretoi disa nga hitet e tij

Këngëtari i mirënjohur botëror, Bryan Adams, ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e Kosovës. Me interpretimet e disa prej hiteve të tij, si “Summer of 69”, “Everything I do, I do it for you”,  “Lonely nights” dhe “The only thing that looks good on me is you”, etj. Adams tani 67 vjeçar, ka prekur publikun kosovar.


Madje, gjatë këtyre interpretimeve, Adams, është shoqëruar edhe nga vet publiku i pranishëm në koncert.

Këngëtari, përmes muzikës së tij, arriti edhe në Prishtinë të krijonte lidhje me të pranishmit përmes emocioneve të krijuara.

Adams gjatë koncertit, siç shihet edhe në videot e publikuara, u shoqërua me piano, derisa ai vetë, kishte një kitarë. Yll kanadez i “rock’ut të butë” ( soft rock) që u bë i famshëm globalisht në vitet 80’të, sipas disa të dhënave ka shitur mes 75-100 milionë kopje të  albumeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë