Loading…

Bucks festojnë titullin e NBA 2021 me Presidentin Biden

  • 09/11/2021 | 08:28

Bucks festojnë titullin e NBA 2021 me Presidentin Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pritur në takim kampionin e NBA-së, Milwauek Bucks, në Shtëpin e Bardhë të hënën, teksa vlerësoi lojtarët e ekipit për përpjekjet e tyre për të promovuar vaksinat e koronavirusit, gjithashtu i përgëzoi për titullin e fituar.


Bucks ishin kampionët e parë të NBA që vizituan Shtëpinë e Bardhë në gati pesë vjet.

Biden kujtoi se Buck mbajtën një qëndrim “për drejtësi dhe paqe”, pas vrasjes së Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin, duke i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen për atë që po ndodhte.

Bucks, të drejtuar nga Giannis Antetokounmpo, patën disa momente emocionale gjatë vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Antetokounmpo, i lindur në Greqi dhe djali i emigrantëve nigerianë, tha pas ceremonisë se u prek kur dëgjoi Biden teksa tregonte historinë e jetës së tij, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte gjithashtu krenar që presidenti vuri në pah aktivizmin e tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Jam krenar për shokët e skuadrës që mundëm të qëndronim në dhomat e zhveshjes, të flisnim për këtë, të shprehnim mendimin tonë. Unë munda të mbaj qëndrim për diçka në të cilën besoj”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë