Supermodelja e njohur, Bella Hadid ka shprehur solidaritet me popullin e Iranit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj sulmeve të fundit dhe situatës së tensionuar në vend.
Ajo tha se zemra e saj është me qytetarët iranianë dhe me çdo civil që vuan pasojat e vendimeve politike dhe përshkallëzimit ushtarak.
Modelja theksoi se shpesh jetët e pafajshme bëhen viktima të vendimeve të marra nga liderë dhe sisteme pushteti, duke shtuar se e ardhmja e Iranit duhet t’i përkasë popullit të tij dhe jo atyre që i heshtin ose i përdorin për interesa politike. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe për ruajtjen e humanizmit.
Diçka ngjashëm ka reaguar dhe porno aktorja Mia Khalifa këto ditë duke plotësuar pamjen tashmë të parë gjatë konfliktit në Gaza, kur që të dyja bënin tifo për terroristët Hamas për çudi, gjithashtu një regjim që do t’i ekzekutonte me vdekje që të dyja po të jetonin nën sundin e tyre.