Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) ka prezantuar një program të ri bachelor në krijimin e përmbajtjes digjitale, i cili synon të përgatisë studentët për karrierë si influencerë, menaxherë të mediave sociale dhe strategë të komunikimit në ekonominë e krijuesve të përmbajtjes.
Sipas universitetit, programi fokusohet në ndërtimin e markës personale, zhvillimin e audiencës dhe monetizimin e përmbajtjes në platformat digjitale.
Studentët që vijnë nga shtete të tjera paguajnë rreth 25 mijë dollarë në vit në kampusin e Los Anxhelosit, ndërsa në Phoenix kostoja arrin mbi 35 mijë dollarë në vit. Në total, një diplomë katërvjeçare mund të kushtojë nga 100 mijë deri në mbi 140 mijë dollarë, pa përfshirë shpenzimet e jetesës.
Universiteti argumenton se investimi mund të shpërblehet, pasi të diplomuarit mund të punojnë edhe në kompani si specialistë marketingu, menaxherë marketingu ose menaxherë të marrëdhënieve me publikun, me paga të larta vjetore. Programi është një nga shembujt e parë të arsimit të lartë që i përgjigjet rritjes së ekonomisë së influencerëve.
Interesi i të rinjve për këtë profesion është në rritje. Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Morning Consult, 57% e pjesëtarëve të Gjeneratës Z dëshirojnë të bëhen influencerë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e konsiderojnë këtë një karrierë serioze. Shumë prej tyre do të hiqnin dorë nga puna aktuale nëse krijimi i përmbajtjes do t’u siguronte të ardhura të mjaftueshme.
Edhe Gjenerata Alpha po ndjek të njëjtën rrugë. Një raport i vitit 2025 tregon se mbi 30% e fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç ëndërrojnë të bëhen influencerë ose krijues përmbajtjeje në YouTube dhe TikTok. Megjithatë, një pjesë e tyre vazhdojnë të synojnë profesione tradicionale si mjekë, infermierë, mësues apo sportistë, duke treguar se brezi i ri lëviz mes botës digjitale dhe karrierave klasike.
Sipas statistikave publike amerikane janë rreth 7 milionë persona në SHBA që as nuk tentojnë të kërkojnë vende pune pavarësisht se industria amerikane ofron kushte të mira dhe profesionistët po i afrohen moshës së pensionimit.
Khjo u disktua rishtas edhe nga hulumtuesi i tregut dyhe figura e njohur pubklike amerikane Mike Row që shtjelloi shqetësimin në programin e njohur amerikan Real Time with Bill Maher. Që të dy e shprehën brengën për këtë fenomen kulturor që inkurajon degradim shoqëror në këtë epokë digjitale.