Loading…

‘Budallallëk’ e quan Vucic anulimin e vizitës së Kos në Beograd pas nderimit të Mladic nga pushteti

  • 04/09/2026 | 14:42

‘Budallallëk’ e quan Vucic anulimin e vizitës së Kos në Beograd pas nderimit të Mladic nga pushteti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar sot si “një budallallëk” anulimin e vizitës nga Komisionerja për Zgjerim e BE’së, Marta Kos, në Beograd, e cila tha se këtë vendim e mori për shkak të glorifikimeve që po i bëhen kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.


“Shpjegimi ishte jashtëzakonisht i shkurtër, por budallallëk, si zakonisht. Glorifikimi i gjeneralit Ratko Mlladiq, vetëm se nuk thonë se kush e ka glorifikuar diçka. Kur nuk mund të gjejnë asgjë konkrete, merren me nënkalime e mbikalime. Ndoshta duhej t’ua ndalonim njerëzve të paraqiteshin në nderime, duhej ta ndalonim varrimin e të ndërtonim varreza të qenve”, tha ai sot për gazetarët, raporton Danas.

Në një postim në X, Kos thotë se glorifikimi që po i bëhet atij në Serbi është kundër vlerave të BE’së dhe tha se këto vlera të Unionit nuk janë të negociueshme.

“Ratko Mladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i rikujton Europës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit. Glorifikimi që po shoqëron vdekjen e tij është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës. Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme. Në këtë kontekst, kam vendosur të mos e realizoj, për momentin, vizitën time të planifikuar në Serbi”, ka shkruar ajo.

Vuçiq reagoi ndaj kësaj duke thënë se “sa herë që ka diçka të keqe për të thënë për Serbinë, ajo gjithmonë është lajmëtarja dhe nismëtarja e një gjëje të tillë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë