Loading…

Budallallëk: Për një ‘selfie’ turisti theu copa të skulpturës 200 vjeçare në muzeun italian

  • 04/08/2020 | 23:10

Budallallëk: Për një ‘selfie’ turisti theu copa të skulpturës 200 vjeçare në muzeun italian

Turisti austriak theu gishtërinjtë e shtatores së vjetër 200, Venus Victrix, kur u shtri për të bërë një selfie. Turisti e dëmtoi skulpturën e Antonoi Canova të shekullit të 19’të, transmeton Gazeta Metro.


U zbulua se turisti ishte një burrë 50’të vjeç nga Austria që mbështet në ‘Paolina Borghese Bonaparte si Venus Victrix’.

Ai i theu tre gishtërinjtë e skulpturës në Muzeun Gypsotheca Antonio Canova në Possagno në Itali me 31 qershor.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë ai shihet tek kërcen në bazën e shtatores ku edhe i theu gishtat e saj.

Ai u identifikua nga informacioni personal obligator që kërkohet në muze si kërkesë e muzeut sipas rregullave të reja gjatë pandemisë.

Sipas njoftimit të Carabinieri Treviso, kur ai u kontaktua nga policia ai e pranoi fajin, siç e quajti vet “budallallëk që e bëri”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë