Loading…

Budallallëku i sportistes ruse: Virusi është dënim nga zoti për Perëndimin, pas veprimeve kundër Rusisë

  • 26/03/2020 | 11:52

Budallallëku i sportistes ruse: Virusi është dënim nga zoti për Perëndimin, pas veprimeve kundër Rusisë

Ish gjimnastja ruse Svetlana Korkina e pati një mendim rreth pandemisë që më së paku mund të thuhet se është kontrovers e fashist. Pandemia sipas saj është dënim hyjnor pasi sportistëve rus ju ndalua pjesëmarrja në gara ndërkombëtare që ishte i padrejtë sipas saj megjithëse rusët u zunë në skandalin më të madh të dopingut në histori, transmeton Gazeta Metro.


“E gjitha kjo ndodhi, sipas këndvështrimit tim, pasi Rusia dhe sportistët tanë janë të zemëruar. Nuk është rastësi që himni ynë thotë zot ruaje atdheun tonë. Covid-19 u shfaq për shkak të akuzave të rreme dhe lëvizjeve politike kundër vendit tonë, që solli edhe deri tek diskualifikimi i shumë sportistëve për shkak të dopingut. Rusia do të duhej të shfrytëzonte shtyrjen e lojërave olimpike të mbrojë sportistët e vet para CAS dhe të kthehet në gara me skuadra të plota në të gjitha disiplinat”  tha Korkin që është fituese e dyfishtë në lojërat olimpike.

Rusia u dënua në dhjetor me 4 vite ndalim të pjesëmarrjes në gara në garat më të mëdha sportive, përfshi edhe lojërat olimpike të vitit 2020, që janë shtyrë për një vit më vonë e do të duhej të mbaheshin në Tokio të Japonisë.

Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në garat e atletikës që nga viti 2015’të. Por ishin lojërat olimpike dimërorë që u mbajtën në Sochi që shkaktuan skandalin dhe zbuluan nivelin e përfshirjes dhe mashtrimit nga autoritetet sportive ruse, si dhe ato qeveritare si agjencia e inteligjencës FSB që kishte organizuar mashtrimin. Skandali ishte zbuluar nga shefi i institutit të kontrolli për doping të Rusisë që është arratisur nga atje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë