Loading…

Budallallëku më i madh i fanatikëve të mbrojtjes së mjedisit deri tani, shkatërruan një park lulesh në shenjë proteste

  • 25/05/2023 | 18:25

Budallallëku më i madh i fanatikëve të mbrojtjes së mjedisit deri tani, shkatërruan një park lulesh në shenjë proteste

Organizata e mbrojtjes së mjedisit ‘Just Stop Oil’ sot ka kryer një prej aksioneve më të mbrapshta të tyre deri tani. Shkuan dhe hodhën ngjyrë me kimikate që e dëmtuan në kopshtin në mënyrë permanente në panairin e luleve në Chelsea të Londrës, transmeton Gazeta Metro.


Kjo organizatë e njohur për performanca të tilla irrituese për londinezët posaçërisht, si kur ngjiten në asfalt dhe piktura të mjeshtërve të mëdhenj në muze në shenjë proteste.

Këto akte të përçudnuara i vazhduan edhe sot eko-terroristët e ‘Just Stop Oil’ kur e sulmuan panairin e luleve në lagjen Chelsea të kryeqytetit britanik.

Dëmi permanent që i bënë kopshtit në park vlerësohet të jetë rreth 300 mijë funte nga tre gra aktiviste të enjten në mëngjes.

Gjatë incidentit të xhiruar dëgjohen vizitorë që u bërtasin e i shajnë këta fanatikë. “Oh jo, për hir të zotit – e gjitha që po bëni është po i prishni o torollakë”.

Një gruas britanike aq shumë i penguan sa i spërkati me ujë me një gyp aty, në shenjë proteste gjithsesi. Tre gratë që e kryen këtë protestë nëse mund të quhet ashtu ky vandalizëm u shoqëruan nga policia britanike, që akuzohet shpesh se i toleron këta fanatikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë