Që të dy figurat e njohura për publikun amerikan për retorikën e ashpër dhe qëndrimet pa filtër të moderimit ishin të drejtpërdrejtë në mesazhin e tyre që deri vonë ishte e pamenduar se do të ndodhte. Njëri pretendon se nuk përjashton se do të votonte për konservatorët pasi liberalët kanë lojtur nga mendja siç i tallë, ndërsa tjetri tha se ai s’pranon të qëndrojë me budallenjë majtistë në Partinë Demokratike Amerikane, transmeton Gazeta Metro.
Ish këshilltari i presidentit amerikan Bill Clinton, James Carville, ka disa ditë që s’kursen fare dhe s’përton që të qortojë bashkëpartiakët e te demokratët për atë që konsideron qyqarllëk e budallallëk të afrimit dhe promovimit të figurave ekstremiste majtiste në Partinë Demokratike. Ai i quan direkt këta persona ‘profetë të rremë” dhe “idiotë”.
I njohur si strateg elektoral ai ka kritikuar ka kohë Demokratët për flirtimin me ekstremin e majtë, ai së fundi ishte definitiv. “S’kam çfarë kërkoj unë në të njejtën parti me të tillë si Hasan Piker” tha ai duke e quajtur “budallenjë”. Posaçërisht tani kur ky krah majtist ekstrem ka sulmuar figura brenda partisë demokrate tani para zgjedhjeve.
🚨 WOW! In a major moment, Democrat strategist James Carville says he’ll LEAVE the entire party if communists or socialists like Hasan Piker becomes a “force” within the movement
“I am NOT going to be in the same party as Hasan Piker! I can tell you that RIGHT NOW. If he becomes… pic.twitter.com/xEBrBZVuVQ
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) August 2, 2026
Bill Maher, figurë televizive e famshme në SHBA dhe një mbështetës i hapur i Demokratëve me donacione publike milionëshe për fushatat e tyre elektorale ishte fort i irrituar të shtunën me krahun e të majtës ekstreme te Demokratët. Ai zgjodhi mes tjerëve Zohran Mamdanin si përfaqësuesin më të fundit të këtij krahu për të shënjestruar për politikat e tij të skajshme ekonomike si dhe për qëndrimet politike.
Këtë segment mbi majtistët e mbylli duke e theksuar se më parë do të votonte dikur ish kandidaten për zëvendës presidente Sarah Palin sesa një nga këta komunistët. Kjo ishte një indikator mjaft i qartë pasi Maher i njohur për sarkazmin e tij therës s’ka lënë batutë pa e drejtuar ndaj ish guvernatores Palin dikur.
Sipas sondazheve të fundit të CNN vetë 60 përqind të anëtarëve të partisë demokratike konsiderojnë që qëndrimet dhe politikat e tyre së fundi janë të tepërta dhe ekstreme. Kjo ka shqetësuar demokratët para zgjedhjeve të nëntorit për Kongres dhe Senat./gazetametro.net