Loading…
Bugatti sjell veturën më të shtrenjtë në botë, thjesht mahnitëse |PAMJE
  • 07/03/2019 | 14:16

Bugatti sjell veturën më të shtrenjtë në botë, thjesht mahnitëse |PAMJE

Firma franceze e superveturave Bugatti ka zbuluar veturën e re më të shtrenjtë në botë, e cila i është shitur një blerësi për së paku 11 milionë dollarë, transmeton Gazeta Metro.


Çmimi i saktë nuk është zbuluar por thuhet se e ka tejkaluar rekordin e çmimit të veturave të reja  duke mundur Rolls-Royce Sweptail i cili ka kushtuar rreth 9 milionë funta.

Me fuqi të motorit rreth njëzet herë më të madhe se Ford Fiesta, kjo veturë është ndërtuar për përvjetorin e 110të të Bugattit.

Presidenti i Bugattit Stephan Winkelmann tha se La Voiture Noire- Vetura e zezë është kombinim i teknologjisë së jashtëzakonshme, estetikës dhe luksit ekstrem./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë