Loading…

Buja: Projektbuxheti është elektoral

  • 29/11/2016 | 10:59

Buja: Projektbuxheti është elektoral

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja është i bindur se në Kuvend do të ndryshojë Projektbuxheti për vitin 2017.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ky projektbuxhet është shumë i qartë se është elektoral, pasi që, sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kalkuluar mjaft mirë buxhetin nëpër ato komuna në të cilat dëshiron ta zgjerojë elektoratin e LDK-së, si në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, etj.

Buja thotë se me projektbuxhetin aktual Qeveria më së shumti e ka goditur Prishtinën në mosndarje të buxhetit.

Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Mustafa, si dhe ministrin e Financave Hoti se po bëjnë një lojë politike ndaj veteranëve të luftës.

Sipas tij në kohën e qeverisjes “Thaçi”, kjo e fundit kishte rritur pagat e mësimdhënëseve dhe të mjekëve pavarësisht kritikave që kishte marrë nga FMN-ja.

“Ne kemi bërë buxhetin në përputhje me FMN-në edhe në kohën kur ishte Thaçi kryeministër, i cili i pati rritur edhe rrogat e mësimdhënësve, i pati rritur rrogat e punëtorëve shëndetësorë, në atë kohë pati reaguar Fondi Monetar Ndërkombëtar, por qasja e kryeministrit Thaçi në atë kohë dhe e Qeverisë ishte një bindje e Fondit Monetar Ndërkombëtar se nuk do ta rrezikojë buxhetin, ka thënë Buja.

Gjithashtu Buja ka thënë se buxheti për veteranët e luftës nuk rrezikon asgjë, sepse ata janë që kanë luftuar dhe sakrifikuar.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë