Loading…

Buja: Thika mbi hartë s’është ndryshe, sot kurrfarë rëndësie s’kanë targat e kerreve

  • 30/09/2021 | 08:42

Buja: Thika mbi hartë s’është ndryshe, sot kurrfarë rëndësie s’kanë targat e kerreve

Njohësi i çështjeve politike, Jetlir Buja, ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se thika mbi harta nuk vendoset ndryshe, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Buja ka renditur disa arsye se pse nuk është ndryshe thika mbi hartë, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka pyetur se çka i ofron sot shteti i Kosovës një serbi anti-Vucic që e urren fashizmin e politikës serbe dhe e njeh Pavarësinë tonë?

“Asgjë. As mbrojtje policore. As drejtësi. As investime kapitale. As punësim. As dialogun e premtuar të brendshëm. Çka iu ofron kriminelëve e hajdutëve serbë? Mbrojtje prej policisë. Mbrojtje prej drejtësisë. Rrugë të lira kontrabande. Rrymë falas që të mihin bitcoina. Material për propagandë. Etj.Ashtu si qeveritë e kaluara, edhe kjo me Albinin në krye i ka dorëzu serbët e Kosovës te Vuçiqi dhe i ka përzënë me narrativën etnike. Aksioni për targat e shton mobilizimin rreth Lista Srpskas për zgjedhjet lokale këtu, dhe rreth Vuçiqit për zgjedhjet presidenciale atje”, ka shkruar Buja.

Tutje ai ka thënë se deri tash Albin Kurti ka më së paku faj 95% e serbëve tanë e votuan Srpskan në dy parë zgjedhjet e fundit.

“Por, Albini do të ketë më së shumti faj nëse nuk ndahet prej ligjërimit përjashtues etnik që dominon qe sa kohë. Ai ka faj nëse nuk e fillon dialogun e brendshëm me serbët tanë dhe nuk bën investime serioze te vendbanimet e tyre për me rritë mbështetjen e tyre për Kosovën! Imagjinoni sikur 50% e serbëve në Kosovë të kishin qëndrime si Rashiqi? Serbia s’do ta kishte asnjë mundësi me e defunksionalizu shtetin tonë. Sot, kurrfarë rëndësie s’ka kush fiton në Prishtinë a në Prizren e kurrfarë rëndësie s’kanë targat e kerreve. Rëndësi ka me sa përqind fiton Lista Srpska në 11 komunat që i ka në dorë!”, ka thënë në fund Buja.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë