Loading…

Bujanoci me 8 milionë euro buxhet për vitin 2017

  • Nga

  • 27/12/2016 | 17:53

Bujanoci me 8 milionë euro buxhet për vitin 2017

Buxheti i komunës së Bujanocit për vitin e ardhshëm është aprovuar nga Kuvendi Komunal, e i cili arrin vlerën 8 milionë euro.


Kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, është treguar mjaft i bindur se me këtë buxhet do të arrijë t’i përmbushë të gjitha projektet.

Sipas tij, Komuna edhe ka hartuar një program investimi, me të cilin mendohet të orientohen projektet.

“Për vitin 2017, jemi orientura të financojmë projektet e rëndësishme të caktuar sipas prioriteteve, prandaj ato projekte që janë paraparë edhe do të realizohen. Ne kemi një program investimi në të gjitha fushat, të cilin besojmë ta kryejmë për 4 vitet e këtij mandati”, ka thënë Kamberi.

Siç thuhet nga ai, projektet do të fokusohen në Bujqësi e Arsim, e gjithashtu në planet e Komunës është ndihma për bizneset e mesme e të vogëla. Por, Bujanoci përsëri shumicën e buxhetit do ta shpenzojë në infrastrukturë.

“Në Buxhetin e vitit 2017, Komuna e Bujanocit, ka ndarë 23 milionë dinarë për bujqësi, 10 milionë tjera janë destinuar për ndihmën e biznesit të vogël dhe të mesëm, ndërsa 4 milionë tjera për bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë. Pjesa më e madhe e buxhetit, vazhdon të finansojë projektet e rëndësishme infrastrukturore dhe kjo shumë mjetesh do të jetë mbi 200 milionë dinarë”, ka thënë Kamberi.

Siç thotë i pari i Bujanocit, gjendja në arsim është e mirë, dhe si rrjedhojë në këtë sektor do të investohen vetëm 70 milionë euro dinarë.

Gjithashtu, Shaip Kamberi,  ka treguar për Gazetën Metro se në Bujanoc disa projekte i ka financuar edhe Bashkimi Europian, por edhe organizata të ndryshme.

“Vitet e fundit, ne Bujanoc, në disa projekte ka financuar Progresi Europian, një program i BE-së për disa komuna. Shpresojmë që ta rikthejmë organizatën gjermane HELP, e cila më heret ishte prezente në Bujanoc,por tash jo. Shpresojmë ta rikthejmë ne Bujanoc organizatën gjermane Help. Ndërkohë që kemi vendosur kontakte edhe me organizatën turke  për investime ndërkombëtare TIKa, nga e cila presim investime”, shtoi ai.

Por, Shëndetësia mbetet sektori në të cilin kjo komunë s’ka edhe aq dorë, pasi kompetencë e saj është vetëm shëndetësia primare.

E, projekti kryesor në vitin e ardhshëm është infrastrukturor, pasi në këtë vit synohet të përfundohet rruga Muhoc-Zarbicë. Ky projekt ka për qëllim të kthejë banorët që janë larguar nga aty në periudhën e vitit 1999./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë