Gazetari i RTK’së Mentor Shala ka përdorur gjuhë seksiste dhe shumë të pahijshme në një televizion vendor në drejtim të deputetes së Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili, shkruan Gazeta Metro.
Shalës nuk i ka pëlqyer komenti i deputetes në fjalë, teksa kjo e fundit ka akuzuar Televizionin Publik që ka ndërprerë transmetimin direkt, kur në komision po flitej për Shalën. Gjuha e Shalës, i përngjanë atyre seksiste dhe të papranueshme të llojit si: “Bukroshja ka qef me fol për mu, a dalim në drekë a darkë, veç kallzom kur po dalim”.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Shalës:
Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm
te unë e ka mendjen!A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!
Kallxom, kur po dalim, Doarsë!
Kica-Xhelili, që njëherit është kryetare e Komisionit Parlamentar për Media, ka deklaruar se këtë çështje nuk ka dashur ta ngris, megjithatë sipas saj, ndërprerja e transmetimit kur përmendej emri i Shalës ka qenë e çuditshme.
“Kam kuptuar se në kohën kur kjo po jipej nga RTK live, është ndërprerë në momentin që kemi filluar të flasim për z.Shala. Nuk kam dashur të ngris çështje sa për të qenë. Ka qenë pak e çuditshme që në ato momente është ndërprerë transmetimi por sinqerisht nuk dua të lëshohem në atë pjesë”, ka thënë ajo në një emision televiziv./gazetametro.net