Deputetët bullgarë të parlamentit evropian janë duke lobuar për të drejtat e komunitetit bullgar që jeton në Shqipërinë lindore.
Ata po kërkojnë që një temë e tillë të jetë pjesë e agjendës evropiane. Çështja e tyre është bërë pjesë në draf rezolutën e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, për të cilën do të debatohet më 14 shkurt.
“Ka nevojë për më shumë përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, dhe BE-ja sygjeron që të drejtat e komunitetit bullgar në Shqipëri”, thuhet në amendament, përcjell Ballkan Insight, transmeton gazetametro.net.
As qeveria e as opozita shqiptare ende nuk kanë komentuar këtë nismë.
Momentalisht, Shqipëria nuk e njeh zyrtarisht komunitetin bullgar si kategori në listën e minoriteteve. /gazetametro.net.