Loading…

Bullgaria bleu 8 aeroplanë luftarak amerikanë F-16 për 1.2 miliardë dollarë

  • 12/08/2019 | 21:50

Bullgaria bleu 8 aeroplanë luftarak amerikanë F-16 për 1.2 miliardë dollarë

Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë së Bullgarisë aprovoi pagesën e plotë të tetë aeroplanëve F-16 Block 70 si shtet anëtar i NATO’s që po reformon ushtrinë, transmeton Gazeta Metro.


Bullgaria pagoi çmimin e plotë prej 1.2 miliardë dollarë amerikanë për blerjen e 8 aeroplanëve luftarak amerikanë F-16 Block 70, si  dhe pajisjet përcjellëse dhe armatimin.

Me këtë Sofja e kreu  obligimin sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë. Paratë ju transferuan agjencisë përkatëse amerikane nga ministria e mbrojtjes me 8 gusht në emër të Republikës së Bullgarisë.

Marrëveshja e blerjes së F-16 u nënshkrua nga ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karacankov, e u ratifikua nga Parlamenti bullgar më 26 qershor, pas vetos së dështuar nga Presidenti Bullgar.

Bullgari si anëtar i NATO’s po modernizon aviacionin e saj dhe po zëvendëson skuadronet e MiG-29 rus. Kjo për Bullgarinë është blerja më e madhe e armatimit që nga rënia e komunizmit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë