Loading…

Bullgaria kërkesë zyrtare: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat!

  • 25/11/2021 | 12:56

Bullgaria kërkesë zyrtare: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat!

Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.


Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit.

“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.

Vendimi për hapjen e negociatave është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Por shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar ndarjen në procesin e hapjes së negociatave, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë.

Përndryshe, Bullgaria është përballur me një ultimatum direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me bllokimin që ky shtet po ua bën në rrugën e integrimit drejtë Bashkimit Europian  Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bullgari ka problem identitar me Maqedoninë e Veriut përmes së cilit është ndërlikuar edhe më shumë rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Europian. /gazetametro.net

 

SHBA ‘ultimatum’ Bullgarisë: Ke 40 ditë kohë për të hequr veton ndaj Shkupit e Tiranës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë