Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Armend Muja, ministri në detyrë i Bujqësisë, kanë përuruar investimin më të ri, transmeton Gazeta Metro.
Ata lëshuan në funksion sistemin e ujitjes me “rënie të lehtë”
Muja përmes një postimi në Facebook i ka uruar llapjanët, duke thënë se po u krijojnë kushte të reja për t’i rritur kapacitetet prodhuese.
“Edhe një lajm i mirë për Lupqin e Podujevës! Së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, lëshuam në funksion sistemin e ujitjes përmes kanalit me rënie të lehtë, i cili do të mundësojë ujitjen e rreth 100 hektarëve tokë bujqësore. Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe projektin e Komunës së Podujevës, po krijojmë kushte më të mira për fermerët llapjanë, duke ua lehtësuar punën dhe duke rritur kapacitetet prodhuese. Vazhdojmë me investime konkrete për bujqësinë dhe fermerët tanë”, thuhet në postim./gazetametro.net