Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, njëri nga kundërshtarët më të madh të Demarkacionit, e gjithashtu edhe projektues i kauzës së opozitës, se Kosova po humb territor nga përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi, ka thënë se po bëhet mirë që kjo marrëveshje po procedohet në Kuvend për votim.
Bulliqi, thotë se kjo gjë është dashur të ndodhë më herët, në mënyrë që deputetët me votën e tyre t’i jepnin fund kësaj marrëveshje duke e rrëzuar, përcjellë gazetametro.net.
“Mendimi im personal është se demarkacioni do të duhej kahër të sillet në kuvend dhe bashkërisht pa dallime partiake ta rrëzojmë, ndërsa që mocionin e shoh të panevojshëm sidomos në këtë fazë të zhvillimit të këtij procesi”, ka thënë Bulliqi. /gazetametro.net