Loading…

Bulliqi: Unë dhe Adem Salihaj jemi jashtë listës, Vjosa Osmani në listë rezervë

  • 18/05/2017 | 23:35

Bulliqi: Unë dhe Adem Salihaj jemi jashtë listës, Vjosa Osmani në listë rezervë

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, së bashku me kolegun e tij, Adem Salihajn.


Ashtu siç raportoi Gazeta Metro,  Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë, Shpejtim Bulliqin, ish deputet i kësaj partie, ideator i kauzës së Demarkacionit, e cila i kushtoi Isa Mustafës me rrëzim të qeverisë.

Kjo u konfirmua për klan kosovën nga vet Bulliqi, duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

Ndërsa, po në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LDK’së ku u caktuan personat që do të futen në listën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, Vjosa Osmani ka mbetur në një listë rezervë.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë