Loading…

‘Bunker në 4 rrota’: Ja çka ofron vetura e presidentit Biden

  • 01/11/2021 | 15:41

‘Bunker në 4 rrota’: Ja çka ofron vetura e presidentit Biden

Vetura e përdorur nga presidenti amerikan Joe Biden duket si shumë të tjera të ngjashme me të, por në fakt është një lloj anije kozmike, shkruan agjencia Ansa, transmeton Gazeta Metro.


Vetura presidenciale Cadillac 1, e njohur gjithashtu si Bisha, është zakonisht një “bunker me katër rrota”.

Ajo është rezistente ndaj sulmeve të mundshme kimike, zjarrit dhe minave, falë armaturës së blinduar me trashësi 13 cm.

Peshon 8.5 ton dhe është bërë në mënyrë që të mos mund të përmbyset në rast përplasjeje.

Cadillac 1 është i pajisur me një sistem të posaçëm për vozitje natën që lejon lëvizjen e sigurt me fenerët e fikur, me shpejtësi të plotë dhe në errësirë ​​të plotë.

Gomat janë bërë nga një material i veçantë dhe janë rezistente ndaj sulmit me raketa, dhe janë bërë në mënyrë që nëse janë të papërdorshme në rast dëmtimi, vetura mund të vazhdojë të lëvizë.

Xhamat e kësaj veture janë prej pesë shtresash, me trashësi totale 13 centimetra. Dritaret nuk mund të hapen, përveç atij pranë shoferit, por ai nuk është më shumë se tetë centimetra.

Vetura presidenciale ka një motor turbo-dizel prej 6600 metra kub, por për shkak të peshës së saj nuk mund të zhvillojë një shpejtësi më të madhe se 100 kilometra në orë.

Konsumon një litër karburant çdo 500 metra dhe rezervuari është prej materiali rezistent ndaj zjarrit.

Vetura e presidentit amerikan është e pajisur me një sistem elektronik të teknologjisë moderne dhe telefon satelitor, i cili i lejon presidentit kontakt të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë me zëvendësin e tij dhe Pentagonin dhe kontrollin e potencialit ushtarak dhe bërthamor të vendit.

Vetura e fundit presidenciale, i është dorëzuar Shërbimit Sekret Amerikan në vitin 2018, në kohën kur president ishte Donald Trump./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë