Loading…

Bunkerët shqiptarë në BBC, fotografi dokumenton historinë në libër |PAMJE

  • 11/02/2019 | 19:53

Bunkerët shqiptarë në BBC, fotografi dokumenton historinë në libër |PAMJE

Bunkerët shqiptarë janë ato objekte që tërheqin shumë vëmendjen e perendimorëve, si objekte shumë të veçanta e që tërheqin shumë vëmendje për nga forma e ndërtimit dhe si iu kanë mbijetuar kohës, transmeton Gazeta Metro.


Ndërsa prap këta bunkerë po tërheqin vemendje në Perendim, kjo e ka shtyrë fotografin e BBC’së Robert Hackman që të krijojë një libër me fotografi ku dokumentohen një pjesë e bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989

500 mijë bunketë llogariten që kanë qëne në gjithë Shqipërinë , e disa që kanë mbetur siç kanë qenë janë shëndrruar në kafene, shtëpi, restaurante, apo rezervuare të ujit, të cilat edhe tërheqin shumë turistë.

Diktatori Shqiptar Enver Hoxha I bindi shqiptarët gjatë Luftës së Ftohtë se bota kërkonte rrëzimin e shtetit komunistë dhe që duhej të mobilizoheshin mirëpo  ‘në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë’, është shpjegimi i dhënë nga BBC.

Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjellë aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore./gazetametro.net

Ja fotot e disa bunkerëve në Shqipëri:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë