Loading…

Bunkeri modern që do t’ju befasojë (Foto)

  • 05/01/2017 | 11:29

Bunkeri modern që do t’ju befasojë (Foto)

Një kompani po ndërton një bunker gjigand që mund të mbajë brenda deri në 5 mijë persona.


Bunkeri ka kushte shumë luksoze dhe hapësira të mjaftueshme për një jetë komode.

Ai ka 575 ndarje dhe një sipërfaqe prej 9 miljesh katrorë.

“Vivos Group” thotë se ky bunker do të përdoret për “ditën e kiametit”, por shifrat për të blerë një dhomë aty janë shumë të larta dhe vetëm miliarderët mund t’ia lejojnë vetes.

Bunkeri është aq i fuqishëm sa mund t’i rezistojë një shpërthimi 10 mijë kilotonë, sa një bombë bërthamore e fuqishme.

Ai ndodhet në Dakotën e Jugut.

“Ky bunker po përgatitet për njerëzit që duan të mbijetojnë ndaj çdo tmerri njerëzor apo natyror”, tha një zëdhënës i kompanisë.

A është thjesht një përgatitje rutinë ndaj “ditës së kiametit”, apo në Amerikë dinë diçka më shumë?

a9-141483573742

a2-351483573730

a3-351483573732

a4-351483573733

a5-321483573735

a6-261483573736

a7-231483573738

a8-161483573740

a1-391483573729

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë