Loading…
Bunkeri për fundin e botës: Do të strehojë mbi 10 mijë persona
  • 11/07/2019 | 09:01

Bunkeri për fundin e botës: Do të strehojë mbi 10 mijë persona

Qindra bunkerë ushtarakë të mbushur me beton në Dakodën e Jugut të SHBA-ve, janë duke u shndërruar në strehimore për mbijetesë në rast të apokalipsit. Këta bunkerë, që njihen për strehim për fundin e botës, janë të ndërtuar me madhësi të një qyteti, trasnmeton Gazeta Metro.


Kompleksi gjigant ndryshe i njohur si “bunkeri për fundin e botës” me madhësi të një qyteti, mund t’ia shpëtojë jetën 10 mijë personave nga lufta bërthamore, virusi vdekjeprurës apo goditja e ndonjë asteroidi.

Kompania Vivos që ndërton strehimore nëntokësore në rast të ndonjë lufte bërthamore, është duke e shndërruar ish-bazën ushtarake prej 46 kilometra katrorë në një bunker gjigant.

Nga jashtë nuk duket diçka spektaklore, por posa të futeni brenda do ta kuptoni se ka dhoma shumë të bukura. Brenda tyre nuk mungojnë shtretërit, tavolina por edhe pikturat në mur.

Bunkerët janë mjaftueshëm të mëdhenj, dhe 575 tjerë janë në fazën e transformimit, që do të thotë se nga 6 deri në 10 mijë qytetarë mund të shpëtojnë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë