Loading…
Burdushi lirohet nga paraburgimi
  • 15/03/2019 | 16:22

Burdushi lirohet nga paraburgimi

 Hysri Peçani i njohur si Burdushi është liruar nga paraburgimi, ku tash e katër muaj po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, trasnmeton Gazeta Metro.


Mbi të rëndojnë dyshime për kryerje të katër veprave penale. Por, pavarësisht kësaj kohe qëndrim prapa grilave, nga ku ai tentoi të bëjë edhe vetëvrasje, për këtë rast ende nuk është  ngritur aktakuzë e sot Burdushit iu është ndryshuar masa.

Pasditën e së premtes, Hysri Pecani është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren nga ku po qëndronte tash e katër muaj.

Ai që në publik njihet si Burdushi dyshohej se kishte kryer katër vepra penale:

Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim,  dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Se ka ndryshuar masa për Burdushin ka konfirmuar për Gazetën Express, prokurori i prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase iu është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor.

“ Ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, maksimumi i dënimit për veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri është pesë vite dhe për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase mbi katër muaj, prokurori ka konsideruar se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor”, ka deklaruar ai.

Masa e paraburgimit sipas tij skadon nesër, ndërkaq, Kryeziu ka sqaruar edhe pse deri më tani nuk është ngritur aktakuzë.

“Landa është shumë voluminoze ka pas shumë prova materiale, kanë pas me u shiku të gjitha një nga një merr kohë deri të ngritët aktakuzë, kjo thjesht është një masë për sigurimin e të pandehurit”, shtoi ai.

Lajmin për ndryshimin e masës së Burdushit e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe avokati i tij Asdren Hoxha. I njëjti po deklarohet se momentalisht është jashtë dyerve të burgut duke pritur për klientin e tij.

Burdushi ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar pasi që Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Gazeta Express që atë ditë kishte parë nga afër bastisjen, kishte raportuar se atë ditë mjekut popullor policia i sekuestroi armë, plumba, para e madje disa dosje me dokumente që dyshohen se ishin prova për phërfshirje të Burdushit në fajde./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë