Loading…

Burg të përjetshëm për babanë mysliman që vrau ‘për nder’ dy bijat e tij në Texas

  • 11/08/2022 | 19:19

Burg të përjetshëm për babanë mysliman që vrau ‘për nder’ dy bijat e tij në Texas

Yaser Said u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të të dyja bijave të tij për siç quhen ‘vrasje nderi’  në Dallas të shtetit të Texas, transmeton Gazeta Metro.


Said që ka pretenduar se ishte i pafajshëm derisa po dëshmonte të hënën në gjyqin e tij por të mërkurën nga juria u shpall i fajshëm për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi të faljes, sipas njoftimit të Prokurorisë së Qarkut të Dallas.

Ai i kishte bindur vajzat e tij të hipnin me të në taksi në natën e vitit të ri të 2008’s, ku më pastaj i kishte vrarë 17 vjeçaren Sarah dhe 18 vjeçaren Amina pasi nuk po ndiqnin rregullat e rrepta të religjionit të tij.

“S’ka asgjë të ndershme në atë që Yaser Said e ka bërë me 1 janar 2008. Qarku i Dallas i ka dëshmuar zotit Said se nuk ka asnjë justifikim për privimin nga jeta e tjetrit. Ai tani do të kalojë ditët e tij të mbetura i burgosur duke jetuar nën kontrollin e Departamentit të Drejtësisë së Texas” ka deklaruar Prokurori i Qarkut John Creuzot në një komunikatë. “Megjithëse ky vendim nuk i kthen Sarah dhe Amina, zyra ime dhe kjo juri kanë kryer gjithçka që kanë në fuqi për t’u siguruar se drejtësia u soll në vend.”

Amina dhe Sarah pretendohet se janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht me vite të tëra nga babai i tyre që në fund i vrau. Ai i kishte monitoruar dhe spiunuar komunikimin e tyre kur dilnin nga shtëpia. Ai kishte spiunuar Sarah kur ajo dilte nga shtëpia për të shkuar në punën e saj dhe ishte zemëruar pasi ajo në dukje ju paska buzëqeshur shumë klientëve.

Pas shumë problemeve me gruan dhe vajzat e tij që edhe ishin arratisur nga keqtrajtimi i tij, më 2008’n ai ia kishte dalë t’i bindte gruan e tij të bindte vajzat në darkë me të. Ai i kishte dërguar në një lokacion dhe i kishte qëlluar me armë zjarri të dyja duke i braktisur në veturë. Amina kishte vdekur në vend nga plagët. Sarah ishte mbajtur aq kohë sa për të thirrur policinë dhe t’iu tregojë se ishte qëlluar me armë nga i ati i saj dhe se po vdiste.

Saind nuk kishte treguar emocione gjatë dëshmisë së tij në gjyq madje ishte irrituar nga pyetjet e prokurorit. Ai pretendoi se i kishte lënë të gjalla ato në taksinë e tij. Ai tha se kishte ndjenjën se bijat e tij do ta vrisnin atë ditë, se dikush po i përcillte me veturë. Ai tha në gjykim se e kishte ndalur veturën dhe kishte ikur drejt një pylli afër. ”Mendova se nëse është miku i vajzave të mia, le t’i zgjedhin problemet e tyre nëse kanë çështje”.

I pyetur pse, nëse nuk i ka vrarë vajzat e tij, ai ishte në arrati për 12 vite, Said pretendoi se ‘kishte një agjendë sekrete kundër tij”.

“E gjithë media ishte orientuar në një drejtim kundër meje dhe unë nuk do të kisha një gjykim të drejtë “tha ai.

Përfundimisht, juria nuk i besoi pretendimeve të Said, duke sjellë vendimin e fajësisë pas tri orë shqyrtimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë