Loading…

Burg të përjetshëm për Mladic, reagojnë liderët botërorë, heshtin krerët kosovarë

  • 08/06/2021 | 21:13

Burg të përjetshëm për Mladic, reagojnë liderët botërorë, heshtin krerët kosovarë

I njohur si “Kasapi i Ballkanit”, krimineli serb Ratko Mlladic sot është dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë. E, ndaj kësaj kanë reaguar liderët botërorë duke e përshëndetur këtë drejtësi ‘të vonuar’ e poashtu ka pasur reagime të shumëta edhe në Kosovë por jo nga krerët e saj si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Pas lajmit se Ratko Mlladic i njohur si Kasapi i Bosnjës, u dënua me burgim të përjetshëm, liderë nga e mbarë bota kanë reaguar duke përshëndetur vendimin e gjykatës në Hagë dhe duke bërë thirrje për sundim të ligjit.

Lexo Pas vendimit për burgim të përjetshëm të Mladicit, reagojnë liderët botërorë

Në mesin e shumë reagimeve në Kosovë, mes atyre të opozitës që përshëndetën vendimin e Gjykatës, nuk ka pasur reagim nga krerët tanë; nga Presidentja Osmani dhe Kryeminsitri Abin Kurti.

Apeli i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mladicin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.

Kujtojmë, që Mladic, para katër vjetësh, qe dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.

Ratko Mladic u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë